Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor kanë arrestuar 12 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se aksionet janë organizuar gjatë mbrëmjes në disa lokacione në Bregun Perëndimor, ndërsa palestinezët janë arrestuar për shkak të akuzave për pjesëmarrje të pretenduar në “aktivitete terroriste”.
Personat e arrestuar janë marrë në pyetje.
Forcat izraelite shpeshherë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor kryejnë aksione dhe arrestojnë palestinezë. Sipas të dhënave zyrtare palestineze, nëpër burgjet izraelite gjenden rreth gjashtë mijë palestinezë.