Erdoğan: Ajasofja në Stamboll do të kthehet në xhami

Muzeu Ajasofja në Stamboll do të kthehet në xhami, tha presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ayasofja nuk do të quhet më muze. Statusi i saj do të ndryshojë. Do ta quajmë xhami", tha Erdoğani gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv.

Erdoğani rikujtoi heshtjen e disa zyrtarëve të huaj lidhur me sulmet izraelite ndaj Xhamisë Al-Aksa të Kudsit, të cilët kanë bërë komente për Ajasofinë.

"Ata që heshtin kur sulmohet Mexhidul-Aksaaja, nuk mund të na tregojnë çfarë të bëjmë lidhur me statusin e Ajasofisë", tha presidenti turk.

Ajasofja, e cilësuar si "Mrekullia e Tetë e Botës" nga historianët, është një nga muzetë më të vizituar në botë në aspektin e historisë së artit dhe arkitekturës.

Ajo u përdor si kishë për 916 vjet. Në vitin 1453, ajo u shndërrua në xhami nga Fatih Sulltan Mehmeti kur osmanët çliruan Stambollin.

Pas restaurimit gjatë epokës osmane, Ajasofja u bë një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës botërore.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat