Shqipëri, dridhje e re prej 5,6 shkallësh

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se për arsye të sigurisë janë ndërprerë për pak minuta të gjitha operacionet e shpëtim-kërkimit në zonën e prekur nga tërmeti i djeshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Institutitit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), para pak minutash ka ndodhur një goditje me magnitudë 5,6 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Adriatik.

Kujtojmë se Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës, në orën 3:55 me magnitudë prej 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat