1. Mos prit kohë dhe ditë të qëlluar për mësim! Dije se çdo orë dhe çdo ditë është e qëlluar për mësim.
2. Mos kërko vend të përshtatshëm për mësim! Dije se çdo skutë është vendi më i përshtatshëm i mësimit.
3. Assesi punën e sotme mos e lë për nesër, për arsye se çdo ditë i ka vështirësitë dhe punët e veta.
4. Në një kohë të caktuar bëje vetëm një punë, vetëm një mësim, respektivisht puno rreth një problemi derisa mos të dobësohen kujdesi dhe fuqia!
5. Pa e kryer një mësim që ke filluar, mos kalo në tjetrin!
6. Lëshimi pe gjatë një problemi është përtaci e maskuar. Dashuria ndaj punës lind dhe forcohet përmes përballimit të problemeve.
7. Ngadhënjimi në luftë dhe suksesi në mësim janë me atë që nuk kthehet prapa.
8. Mëso vazhdimisht dhe me kujdes dhe çdo ditë në të njëjtën kohë!
9. Nëse lodhesh me nje punë, atëherë ndërroje atë ose ngadalësoje ritmin, por mos pusho!
10. Mendo mirë, pasiqë puna nuk do të thotë vetëm të lëvizish, të lexosh apo të shkruash. Njeriu që mendon, punon më tepër se xehetari në minierë.
11. Asnjëherë mos e vlerëso produktivitetin e mësimit me orë, por shikoje rezultatin e asaj që ke mësuar!
12. Në punët mendore – mësim, 2-3 orë pandërprerë mjaftojnë.
13. Çdo ditë lexo me zë nga dhjetë faqe të një vepre të mirë - ashtu që të të zhvillohet aftësia e të folurit!
14. Mësoi përmendësh pjesët e bukura që i lexon, që të të pasurohen fjalori dhe shprehjet tuaja dhe të të forcohet mbamendja!
15. Pas përfundimit të mësimit, përsëriti ato në kujtesën tënde dhe merr shënime!
16. Pjesët që i ke mësuar diskutoji me shokët.
17. Vlera e individit është e fshehur nën gjuhën dhe majën e lapsit të tij. Ajo shfaqet nëpërmjet fjalës dhe shkrimit.