
Këshillat e BI në fjalë, konstatuan se formimi i kësaj shoqateje sindikale për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të BIRK-ut, në tërësi është në kundërshtim me Kushtetutën e BIRK-së.
Çdo veprim ose formim i organeve që nuk janë të parapara me Kushtetutën e BIRK-së, është i pa bazë dhe si i tillë nuk mund të qëndrojë e as që ka legjitimitet si organ i BI-së. Andaj, formimi i së ashtuquajturës shoqatë sindikale e BIRK-ut, meqenëse është në kundërshtim me Kushtetutën tonë, nuk prodhon kurrfarë efekti juridik – legjislativ dhe si e tillë nuk gëzon kurrfarë përkrahje dhe mbështetje nga ana jonë. Këshillat e BI të Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës, distancohen nga veprimet e tilla të papërgjegjshme të personave me qëllime karrieriste dhe të ndikuar politikisht. Deklarojmë unanimisht se mbetemi në tërësi në zbatim të Kushtetutës së BIRK-së/islamgjakova/
KRYETARI i KBI-Gjakovë Fatmir ef.Iljazi
KRYETARI i KBI-Rahovec Shani ef. Sylka
KRYETARI i KBI-Malishevë Xhevat ef. Kryeziu
KBI – Prishtinë kundër të ashtuquajturës sindikata e punonjësve të BIRK-së
BIK kundër të ashtuquajturës, “Shoqatë Sindikale e Punëtorëve të Bashkësisë Islame”