Flet për xhihadin, ndërsa nuk i respekton prindërit e tij.
Flet për xhihadin, ndërsa nuk i dëgjon prindërit e tij.
Flet për xhihadin, ndërsa u bërtet prindërve të tij.
Flet për xhihadin, ndërsa i bën të qajnë prindërit e tij.
Flet për xhihadin, ndërsa i fyen prindërit e tij.
Flet për xhihadin, ndërsa i keqtrajton prindërit e tij.
Flet për xhihadin, ndërsa i braktis prindërit e tij.
Flet për xhihadin, ndërsa nuk kujdeset për prindërit e tij.
Nëse njëmend e do xhihadin, atëherë dëgjoji këto fjalë!
Një njeri shkoi te i Dërguari i Allahut, Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, dhe i tha: "Po ta jap besën për hixhret dhe xhihad me qëllim që ta fitoj shpërblimin e Allahut." Kurse, i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, e pyeti: "I ke prindërit gjallë?" Ai tha: "Po". Atëherë, i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, i tha: "A e do shpërblimin e Allahut?" Ai u përgjigj: "Po, gjithsesi". Atëherë, i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, i tha: "Kthehu te prindërit e tu dhe shoqëroi me mirësi". Transmeton Maulimi.
Abdullah ibën Amër ibën 'Asi transmeton se një njeri erdhi te i Dërguari i Allahut, Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, që të marrë leje për xhihad, kurse Pejgamberi, alejhis-selam e pyeti: "A i ke gjallë prindërit?" Ai tha: "Po." Atëherë Muhamedi, alejhis-selam, i tha: "Xhihadi yt është në shërbimin e tyre".
Transmeton imam Ahmedi dhe ibën Maxhe nga Muavije b. Xhahime es-Sulemij, i cili kërkoi leje nga Muhamedi, alejhis-selam për të marrë pjesë në xhihad bashkë me të. Muhammedi, alejhis-selam e urdhëroi të kthehet dhe të sillet mirë me nënën e tij. Pasi ai këmbënguli, Pejgamberi i tha: "Mjerë për ty, rri afër saj, se aty është Xheneti".
Përgatiti: Valdet Kamberi