Oficeri e pyet: A e ke luftuar shtetin Italian?
Omeri: Po.
Oficeri: A i ke nxitur njerëzit për të luftuar kundër nesh?
Omeri: Po.
Oficeri: A e din ti dënimin e veprës së bërë?
Omeri: Po.
Oficeri: A je i vetëdijshëm për atë që thua?
Omeri: Po.
Oficeri: Sa kohe ka që lufton forcat Italiane?
Omeri: 20 vite.
A je penduar për atë që ke bërë?
Omeri: Jo.
A e din se do të varesh në litar?
Omeri: Po.
Gjykatësi i thotë: Unë jam i mërzitur që fundi yt të jetë kështu!
Omeri ia kthen: Kjo është mënyra më e mirë për ta përfunduar jetën time.
Gjatë gjykimit, gjykatësi tentonte ta mashtrojë me amnisti të plotë nëse ai i shkruan luftëtarëve që të ndalin luftën e shenjtë kundër italianeve.
Omeri e shikoi dhe tha thënien e tij të njohur: “Gishti im tregues që dëshmon në çdo namaz se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejt pos Allahut dhe se Muhamedi, alejhi selam, është rob dhe i Dërguari i Tij, nuk ka mundësi ta shkruaj fjalën e kotë”.
Përktheu: Valdet Kamberi