Askush nuk e do të ashtuquajturën sindikata e punonjësve të BIRK-së

Reagim i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan

E ashtuquajtura sindikatë: Individë të caktuar kanë për qëllim përçarjen e nëpunësve të Bashkësisë Islame të Kosovës

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në mbledhjen e rregullt të mbajtur me datë 12.09.2011 reagon ndaj deklaratave të disa individëve të botuara në media për kinse themelimin e të ashtuquajturës “Shoqatë Sindikale për mbrojtjen e të drejtave të nëpunësve të BIK-ut”.

Ne konsiderojmë se tendenca të tilla të individëve të caktuar kanë për qëllim përçarjen e nëpunësve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe dëmtimin e imazhit të fuqishëm që kanë institucionet e BIK-ut, e gjithë kjo për interesa dhe ambicie të tyre personale, mu në kohën kur besimtarët e vendit tonë kanë më së shumti nevojë për unitet, bashkëveprim dhe stabilitet të përgjithshëm.

KBI në Gjilan njofton opinionin e gjerë dhe gjithë besimtarët se është kundër çdo lloj veprimi manipulues nga kushdo qoftë që thirret në emër të mbrojtjes të të drejtave të tyre.
KBI në Gjilan me unanimitet të plotë njeh dhe mbështetë fuqishëm vetëm institucionet legjitime të BIK-ut të udhëhequra nga autoriteti i pa kontestuar i myftiut Naim ef. Tërnava, të dala nga vota e lirë e nëpunësve të BIK-ut dhe të besimtarëve të Republikës së Kosovës. 

Këshilli i Bashkësisë Islame

Gjilan

 

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan

Nuk njeh asnjë organizim që nuk ka mbështetje në Kushtetutën e BIRK

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan përkitazi me të ashtuquajtur sindikatë të BIK pas mbledhjes së mbajtur më 15 shtatorë për opinion del me këtë, reagim.

KBI në Lipjan nuk njeh asnjë organizim që nuk ka mbështetje në Kushtetutën dhe në infrastrukturën juridike të BIRK.

Ne konsiderojmë se sindikata në fjalë  për ne është ilegale dhe nuk përfaqëson interesat e punëtorëve të KBI-së Lipjan

Tendenca të tilla të individëve të caktuar konsiderojmë se kanë për qëllim përçarjen e nëpunësve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe dëmtimin e imazhit të fuqishëm që ka Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës.

KBI në Lipjan njofton opinionin e gjerë dhe besimtarët se është kundër çdo lloj veprimi manipulues nga kushdo qoftë që thërret në emër të mbrojtjes së të drejtave të tyre .

KBI në Lipjan njeh me unanimitet të plot  dhe mbështet fuqishëm vetëm institucionet legjitime të BIRK  të udhëhequra Myftiut Tërnava .

15 Shtator 2011                                                                             Kryetari

Lipjan                                                                                         Xhevdet Bytyqi

 

Reagim

Shumica e Imamëve të Drenasit
Nuk jemi pjesë, e as përkrahim të ashtuquajturën sindikatë

Për hir të informimi të drejtë të opinionit të gjerë dhe besimtarëve tanë të respektuar dalim me këtë reagim:
Këtyre ditëve në opinionin publik është paraqitur përmes mjeteve të informimit publik e ashtuquajtura sindikatë e punëtorëve të BIK, e ku kemi parë që në atë sindikatë janë Osman Musliu e Beqir Thaçi, i pari kryetari i KBI, ndërsa i dyti arkëtar. Është e drejtë e tyre që të jenë pjesë e çdo organizimi që ata e shohin të udhës, por nuk kanë asnjë të drejtë që të manipulojnë opinion dhe besimtaret që gjoja ata paskan edhe përkrahjen tonë, me këtë rast ne u bëjmë me dije iniciatorëve të kësaj sindikate që të mos thirren në ermin tonë, sepse ne nuk e përkrahim një organizim të tillë dhe as që jemi pjesë e tij.

Shumica absolute e Imamët dhe punëtoret e  Këshillit të Bashkësisë Islame të Drenas  (13 nga 17 sa ka KBI i Drenasit gjithsejtë), jemi kundër kësaj iniciative që kryekëput është për interesa personale dhe karrieriste.
Se kjo iniciativë është karrieriste dëshmon edhe fakti se në krye të gjoja  sindikatës janë vetemëruar udhëheqësit aktual të disa këshillave, e të cilit kanë shkatërruar me punën e dhe aktivitetin e tyre destruktiv  strukturën e këshillin, kanë nëpërkëmb të drejtat e imamëve dhe janë sjell si despotë.
Edhe njëherë kërkojmë nga të ashtuquajturën sindikalistë që të paktën të mos e gënjej  opinionin publik se gjoja kanë përkrahen e  dhe imamëve në Drenas.

Drenas   14.09.2011

 

Këshilli arsimor edukativ i Medresesë së Mesme "Alaudin"

Nuk e njohin të ashtuquajturën sindikatë

Këshilli arsimor edukativ i Medresesë së Mesme "Alaudin" në mbledhjen e vet të mbajtur me datën 16 shtator 2011, në mes tjerash unanimisht u deklarua se nuk e pranon për sindikatë të veten të vetëquajturën, Sindikata e punëtorëve të Bashkësisë Islame në Republikën e Kosovës, andaj kjo sindikatë e vetëquajtur nuk mund t'i përfaqësoi punëtorët arsimor edukativ të kësaj shkolle, të administratës dhe stafit teknik të medresesë.

Sindikata e vetemëruar ka qëllime destabilizuese të punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe si e tillë është e dëmshme për interesat e punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, të besimtarëve dhe të institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Drejtori i Medresesë

Bahri Simnica

/bislame/

 

Të gjithë kundër të ashtuquajturës sindikata e punonjësve të BIRK-së


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat