Vritet edhe një zëvendësmufti i Osetisë Veriore (FOTO)

Të shtunën, nga një njeri i panjohur, u vra zëvendësmuftiu i Osetisë Veriore (një nga republikat e Federatës Ruse), Rasul Gamzatov në kryeqytetin Vladikavkaz.

"Zëvendësmuftiu u qëllua në kokë nga mbrapa derisa ishte duke dalë nga vetura e tij" citon agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Lajmin për Interfax-in e ka konfirmuar Ministria e Brendshme e këtij shteti dhe ka thënë se hetimet janë duke vazhduar.

Në dhjetor të vitit 2012 ishte vrarë edhe një klerik i këtij vendi, Ibrahim Dudarov, i cili po ashtu ishte zëvendësmufti, duke u qëlluar me pesë plumba nga një distancë e afërt. Vrasësit e tij ende nuk janë gjetur./Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat