Lajme nga vendi

Botë

Vritet zëvendësmyftiu i Osetisë Veriore

Zëvendësmyftiu i republikës ruse të Osetisë Veriore u vra me pesë plumba, duke u qëlluar nga një distancë e afërt.

Nuk dihet ende se kush qëndron prapa kësaj vrasjeje.

"Ibrahim Dudarovi, zevëndesmyftiu i republikës ruse të Osetisë Veriore u vra duke shkuar në Vladikavkaz, kryeqytetin e vendit" citojnë mediat ruse, njofton Al-Jazeera Balkans.

"Ai u vra duke u qëlluar me pesë plumba nga një distancë e afërt" citon fjalët e myftiut të Osetisë Veriore, Kadzi-Murat Gacalov agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Vrasja ndodhi më 26 dhjetor 2012, në rrugën kryesore që çon në kryeqytetin e Osetisë Veriore, një republikë e vogël në kufi me Çeçeninë.

"Ky njeri vdiq për shkak të besimit të tij. Unë mendoj se kjo ka të bëjë me punën e tij," tha myftiu Gacalov.

"Dikush nuk e dëshiron këtë Islam në Osetinë Veriore" tha ai, duke mos sqaruar se kush mund të fshihet pas kësaj vrasjeje.

Ai shtoi se zëvendësi i tij ishte "njeri i paqes" dhe se, në ato ditë gjendej në pushime./Shembulli/


Më të lexuarat