Egjipt, Vëllazëria Muslimane bën thirrje për protesta kundër shfajësimit të Mubarakut

Aleanca Kombëtare e Egjiptit për Mbrojtjen e Legjitimitetit, blloku kryesor i cili mbështet presidentin e rrëzuar Mohamed Morsi, ka bërë thirrje sot për protesta masive të martën, që të protestohet kundër vendimit gjyqësorë që hoqi akuzat ndaj ish-presidentit Hosni Mubarak për konspiracion, për vrasje të protestueseve gjatë kryengritjes së vitit 2011, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne i bëjmë thirrje masës revolucionare që të vijnë së bashku të martën në të gjitha sheshet që të kërkojmë ndëshkim për martirët dhe të denoncojmë shfajësimin e Mubarakut dhe ndihmësve të tij," thuhet në një deklaratë të Aleancës.

"Ne i bëjmë thirrje të gjithë egjiptianëve për të ripërtëri shpirtin revolucionar në mënyrë që ti fitojmë të drejtat për të gjithë martirër e 25 janarit," shton Aleanca. Të shtunën, një gjykatë rrëzoi akuzat kundër ish-presidentit të vendit Mubarak, i cili akuzohej për konspiracion në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011.

Gjykata gjithashtu la të lirë ish-ministrin e Brendshëm Habib el-Adly dhe gjashtë ish-zyrtarë të lartë të sigurisë nën akuzat për urdhërimin e vrasjes së protestuesve anti-regjim gjatë kryengritjes 18-ditore.

Mubarak u lirua gjithashtu nga akuzat e korrupsionit të lidhura me eksportet e gazit në Izrael. Vendimet janë ende subjekte për tu apeluar.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat