Në Egjipt, gjykata dje dënoi me vdekje 188 mbështetësit e presidentit të rrëzuar Mohamed Mursi për përfshirjen e tyre në një sulm ndaj një stacioni policie në qytetin Kerdasa që vrau 11 policë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi për konfirmimin e dënimeve me vdekje kaloi tek autoriteti më i lartë fetar në Egjipt, "Myftiu i Madh". "Vendimi i Gjykatës Penale për dënimet me vdekje i kaluar Myftiut të Madh," tha një burim gjyqësor në kushte anonimiteti për AA dhe shtoi se Gjykata vendimin përfundimtar në këtë rast do ta sjellë më 24 janar.
Rishikimet dhe konfirmimi i "Myftiut të Madh" për gjykatën nuk janë të detyrueshme, megjithatë ligji egjiptian kërkon mendimin fetar në lidhje me dënimin me vdekje.