Familja angleze kthen flamurin osman pas 100 vjetëve

Në vitet e Luftës I Botërore, kapteri i ushtrisë angleze Edgar Turner ishte kujdesur për flamurin osman që kishte gjetur dhe nipi i tij ua dorëzoi këtë flamur autoriteteve turke plot pas 100 vjetëve.

Me këtë rast, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneralarmate Nexhdet Ozel e falënderoi me një letër nipin e kapterit, të riun Jack Turner.

Gjenerali Ozel e ka ftuar të riun anglez të marrë pjesë në aktivitet që do të mbahen me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Çanakalasë.

Familja e të riut shprehu falënderimet ndaj Shefit të Shtatmadhorisë turke për ftesën që kishin marrë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat