Izraeli arreston 14 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka arrestuar 14 palestinezë në krahinat jugore të Bregut Perëndimor, në provincat e Hebronit dhe Betlehemit, të dielën, njoftojnë OJF-të palestineze.

"Ushtria izraelite arrestoi 11 palestinezë nga disa zona përreth Hebronit pas bastisjes dhe kërkimit në shtëpitë e tyre, duke pretenduar se ata ishin në kërkim [për autoritetet izraelite]," tha shoqata e të burgosurve palestinezë në një deklaratë.

Trupat izraelite gjithashtu arrestuan tre të rinj nga një fshat në perëndim të Betlehemit nën të njëjtin pretekst, njofton një burim i sigurt nga Bethlehemi për Anadolu Agency.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se katër aktivistë të Hamasit dhe katër të rinjë që hidhnin gurë në drejtim të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor u arrestuan dhe u dërguan për tu marrë në pyetje.

Forcat izraelite në mënyrë rutinore zhvillojnë fushata të tilla kundër palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, nën pretendimet se janë "në kërkim" nga autoritetet izraelite.

Mbi 7000 palestinezë aktualisht vuajnë dënimet në burgjet Izraelite, sipas Ministrisë palestineze për Çështjet e të Burgosurve.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat