Presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Musliman, Jusuf el-Kardavi tha të hënën se ai "kurrë nuk ka vrarë askënd, e as që kishte qëllime të tilla", që të shtohet në listën e "më të kërkuarve" në agjencinë e policisë ndërkombëtare (Interpol), raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata erdhi si përgjigje ndaj Interpolit e cila nxori një njoftim të kuq për el-Kardavi me kërkesë të qeverisë egjiptiane. "Ka nga ata që vranë me mijëra njerëz të pafajshëm në selinë e Gardës Republikane në Kajro dhe në sheshet Rabaa dhe Nahda (në Kajro dhe Giza, kur u vranë qindra protestues të opozitës vitin e kaluar) pa kurrfarë mbështetje në ligj dhe drejtësi", tha el-Kardavi.
Dijetari fetar egjiptian është objektiv i qeverisë aktuale në Egjipt për shkak të kritikave të forta ndaj grushtit ushtarak të vitit të kaluar, i cili zëvendësoi presidentin Mohamed Morsi, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt.
Interpoli lëshoi njoftim të kuq, dje kundër një numri të caktuar të udhëheqësve të Vëllazërisë Muslimane me kërkesë të qeverisë egjiptiane.