Serbët kushtëzojnë pjesëmarrjen në Qeveri, ja kërkesat e tyre

Përveç problemeve që po kanë dy partitë kryesore me emrat e ministrave, arsyeja kryesore për shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit për nesër, ka të bëjë me kërkesat e Listës Serbe, e cila po kërkon hise më të madhe në Qeveri, por edhe në institucione të tjera si dhe çështje të tjera.

1. Ta kenë postin e zëvendësdrejtorit të AKI-së
2. Zëvendëskomandantin e FSK-së
3. Ndalja e privatizimeve në komunat me shumicë serbe,
4. Krijimi dhe funksionalizimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Gazeta Blic merr vesh se kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, u ka kërkuar deputetëve serbë që të mos marrin pjesë në seancë pa u plotësuar kushtet e tyre.

Para pak minutash PDK dhe LDK morën vendim për shtyrje të seancës së Kuvendit për nesër në orën 12:00. /Gazeta Blic/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat