Ziyad Ebu Ayn, Kryetari i Komisionit kundër Murit Ndarës dhe Njësisë së Vendbanimeve Hebraike, që ka statusin e një ministri, dhe që vepron në kuadër të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, ka humbur jetën gjatë ndërhyrjeve të ushtarëve izraelitë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA, ushtarët izraelitë ndërhynë me gaz lotsjellës ndaj një grupi që po protestonin kundër vendosjes se vendbanimeve të hebrenjve. Ebu Ayn, i cili ndodhej në vendngjarje u prek nga gazi dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësuar. Ebu Ajn, pavarësisht ndërhyrjeve në spital nuk u arrit të shpëtohet.
Kryesia e Komisionit kundër Murit Ndarës dhe Njësisë së Vendbanimeve Hebraike në Palestinë është konsideruar në statusin ministror./AA/