Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i KMSH i shoqëruar nga nga nënkryetari Ali Zaimi dhe Drejtori i Vakf-Investimeve Uran Kalej në vizitën e tij në kryeqytetin e Turqisë është takuar me Kryetarin e Çështjeve Fetare Turke Mehmet Görmez si dhe Kryetarin e Fondacionit të këtij institucioni Vakfit të Maz’har Bilgin.
Në vizitën e tyre në Ankara delegacioni i KMSH i shoqëruar nga Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar Skender Bruçaj kanë njohur Kryetarin e Çështjeve Fetare Turke Mehmet Görmez për zhvillimet e fundit në lidhje me ndërtimin e Xhamisë e Namazgjasë së Tiranës.
Gjatë takimit me Kryetarin e Çështjeve Fetare Turke Mehmet Görmez, menjëherë pas zbardhjes së plotë të lejes së Kompleksit të Namazgjasë, është rënë dakord që të plotësohen të gjithë elementet teknikë për fillimin e punimeve për projektin e Namazgjasë.
Siç dihet Fondacioni i Çështjeve Fetare Turke “Diyanet Vakfı” është investitori kryesorë i Xhamisë së Namazgjasë së Tiranës.
Pas heqjes së pengesave për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë së Tiranës pritet që të fillojnë punimet për ndërtimin e saj.
Muslimanët e Shqipërisë të cilët përbëjnë edhe shumicën e popullsisë prej kohësh kërkojnë ndërtimin e një xhamie që të përmbushë nevojat e tyre./AA/