Senati francez miratoi projekt-rezolutën për njohjen e Palestinës si shtet

Senati francez ka miratuar projekt-rezolutën me të cilën kërkohet nga qeveria të njohë Palestinën si shtet të pavarur.

Pasi në fillim të muajit Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar propozim për njohjen e Palestinës si shtet të pavarur, për të njëjtin propozim sot kanë votuar edhe deputetët në Senatin francez. Votimin për projekt-rezolutën në Senat e kanë propozuar deputetët nga Partia e të gjelbërve.

Edhe pse këto dy rezoluta të dy dhomave të Parlamentit francez (Asambleja Kombëtare e Francës dhe Senati) janë të karakterit simbolik, këto iniciativa tregojnë mbështetje të padyshimtë të Francës ndaj Palestinës në procesin paqësor në Lindje të Mesme dhe se do të sjellin reagim nga autoritetet izraelite, raporton AA.

Deputetët e Asamblesë Kombëtare javën e kaluar pranuan projekt-rezolutën të paraqitur nga deputetët e Pastrisë Socialiste në pushtet që i kërkon qeverisë të njohë Palestinën si shtet të pavarur. Miratimi i vendimit, i cili ka karakter propozues, është mbështetur nga 339 deputet ndërsa 151 e kanë kundërshtuar. Partitë e majta dhe të Gjelbrit e kanë mbështetur, ndërsa Bashkimi i Lëvizjes Popullore (UMP) ka votuar kundër. Për pranimin zyrtar të shtetit palestinez hapat konkrete duhet ti marrë qeveria franceze.

Për projekt-rezolutën për njohjen e Palestinës si shtet është diskutuar edhe në Parlamentin Evropian. Muajin e kaluar, Suedia e ka njohur Palestinën si shtet, pas kësaj Britania e Madhe dhe Irlanda kanë miratuar vendimin jo detyrues për pranimin e Palestinës si shtet. Parlamenti spanjoll gjithashtu miratoi një rezolutë për miratimin propozimit për pranimin e Palestinës, ndërsa në parlamentin holandez ka filluar debati për njohjen e Palestinës.

Nga gjithsej 193 vende, Palestinën si shtet deri më tani e kanë njohur 135 vende.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat