Parlamenti irlandez voton pro njohjes së shtetit palestinez

Deputetët irlandezë miratuan sot një mocion simbolik duke i kërkuar qeverisë të njohë shtetin palestinez.

Parlamenti irlandez është parlamenti i fundit evropian që voton për këtë çështje pas parlamenteve, francez, britanik dhe spanjoll duke dëshmuar një ndjenjë në rritje të frustrimit përballë Izraelit dhe ndërprerjes së procesit të paqes.

Mocioni, që nuk është detyrues, i kërkon qeverisë irlandeze të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës në bazë të kufijve të vitit 1967 dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, ashtu siç është e specifikuar në rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

”Ky do të ishte një kontribut pozitiv për të garantuar një zgjidhje të negociuar mes dy shteteve në konfliktin izraelo-palestinez”, thuhet në mocion, transmeton zhurnal.

Qeveria irlandeze nuk e ka të detyrueshme të pranojë mocionin, por ministri irlandez i Punëve të Jashtme, Charlie Flanagan deklaroi se Dublini mbështet principin për një zgjidhje të bazuar në ekzistencën e dy shteteve.

“Kam shprehur qartë se nuk kam absolutisht asnjë rezervë për idenë e një njohjeje të shpejtë që, ashtu si mendoj, mund të kontribuojë në një zgjidhje të konfliktit”, theksoi ai.

Në muajin tetor, Suedia ishte vendi i parë në Evropën perëndimore që njohu shtetin palestinez.

Sipas Autoritetit Palestinez, aktualisht rreth 135 vende në botë kanë njohur shtetin e Palestinës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat