Ish kryeministri Hashim Thaçi ia dorëzoi të premten detyrën e kryeministrit, kreut të LDK-së, Isa Mustafa.
Ish kryeministri Thaçi dhe kryeministri i ri, Mustafa parakaluan para Gardës Ceremoniale, ndërsa pas intonimit të himnit, hynë në ndërtesën e Qeverisë.
Ndryshe, është bërë e ditur se në ora 15:00 do të mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Kosovës.