Kina vazhdon të përshkallëzojë presionin në rajonin Autonom Ujgur Shinxhan, që njihet ndryshe eshë si Turkistani Lindor, ku ndaluar mbajtja e shamisë së kokës nga gratë në ambiente publike.
Udhëheqja e Kinës vitin e kaluar kishte ndaluar agjërimin në Shinxhan, kurse tashmë ajo ndërhyn edhe në obligimin fetar të grave.
Arsye për këtë Pekini tregon radikalizmin dhe shqetësimet për sigurinë.
Udhëheqja kineze, në muajin gusht kishte ndaluar që femrat e mbuluara me burka (hixhap) ose çarçaf të përdornin autobusët e transportit.
Me këtë vendim të marrë nga parlamenti i Urumçit, tashmë është ndaluar vendosja e perçes tek gratë në ambiente publike.
Në sulmet me bomba dhe në protestat e zhvilluara 2 vitet e fundit në këtë krahinë kanë humbur jetë qindra turk ujgurë.
Duke treguar si pretekst këto ngjarje, Pekini zyrtar vazhdon të shtojë presionin mbi shtetasit ujgurët.
Madje ekzekutimi dhe dënimi i shumë ujgurëve turq në rajon është pritur me reagime të forta edhe në opinionin publik ndërkombëtar.
Specialisti i politikave etnike për Kinën, James Leibold (JAMES LEYBOLD) thotë se ky vendim i marrë në kuadër të zgjidhjes së problemit të terrorit është kontradiktor./trt/