Vetëvrasjet në Kosovë arrijnë në shifra alarmante (Video)

Afro 50 persona i kanë dhanë fund jetës së tyre vetëm gjatë 11 muajve të këtij viti. Por, përveç vetëvrasjeve, Policia e Kosovës ka evidentuar edhe raste të shtytjes së personave për të bërë vetëvrasje.

“Nga janari e deri në nëntor të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 48 vetëvrasje, një shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. “Shtytja në vetëvrasje është vepër penale dhe për këtë Policia e Kosovës i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve ligjore që ka”.

Mosha e personave që kryejnë një akt të tillë është e ndryshme, por numri ma i madhe i tyre janë të moshës 18-40 vjeçare.

Sipas Policisë, faktorët që ndikojnë në këto rrethana janë të ndryshme.

Psikologët thonë se përveç gjendjes së rënd ekonomike, janë edhe faktorët tjerë që ndërlidhen me vetëvrasjen. Psikologu Naim Telaku thotë se në 80 për qind të rasteve të vetëvrasjeve, personat që kanë kryer këtë akt kishin probleme të shëndetit mendor. /Rrokum/


DUKUNIA E ZEZË ARRIN SHIFRA ALARMANTE by RrokumTelevision


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat