Një burrë i armatosur ka marrë peng klientët e një kafeneje në Australi

Një burrë i armatosur ka marrë peng klientët e një kafeneje në Sydney, ndërsa në dritare kishte vendosur flamurin e organizatës terroriste ISIL, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të fundit, pesë pengje kishin arritur të shpëtojnë nga kafeneja ku ishin marrë peng, njoftojnë mediat vendase.

Zëvendës Komisioneri i Policisë së New South Wales, Catherine Burn ka konfirmuar se tre persona kanë arritur të dalin nga ndërtesa. Dy prej pengjeve, që mendohet të jenë gra, më vonë u larguan nga qendra e biznesit dhe tregtare në Sydney.

Nuk dihet ende se sa njerëz ndodhen brenda ndërtesës ku është vendosur flamuri i zi i ISIL-it.

Kryeministri australian Tony Abbott tha se ishte i tronditur nga fakti që njerëzit janë marrë peng për arsye politike.

Incidenti ndodhi të hënën në mëngjes kur punëtorët po hynin në punë. Dëshmitarët thanë se kanë parë se si një person me çantë dhe me armë futet në kafenenë "Lindt". Menaxheri i kësaj kafeneje, thotë se brenda ndodheshin 10 të punësuar dhe 30 klientë.

Në vend ngjarje ndodhen forca të shumta policore të cilët bëjnë përpjekje për ta zgjidhur krizën.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat