Myslimanët në Australi dënojnë pengmarrjen në Sideni

Më shumë se 40 organizata myslimane australiane dënuan sot pengmarrjen nga një person i armatosur në një kafene të Sidneit, ku është shpalosur edhe një flamur islamik.

“Ne dënojmë çdo përpjekje për të marrë jetë njeriu të pafajshme të kujtdo qenie njerëzore dhe për të shkaktuar frikë dhe terror në zemrat e njerëzve”, deklaruan këto organizata në një komunikatë të përbashkët.

“Këto lloj veprimesh të mjera i shërbejnë vetëm objektivave të atyre që duan të shkatërrojnë vullnetin e mirë të popullit australian dhe të dëmtojnë edhe më shumë islamin dhe myslimanët australianë nëpërmjet vendit”, theksohet në këtë deklaratë.

“Shqetësimet tona shkojnë për pengjet dhe të afërmit të tyre. Ne lutemi që ata të jenë të sigurt dhe shpresojmë që situata të rregullohet sa më shpejtë dhe paqësisht”, përfundon ky tekst./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat