Kuvendi dështon në vendimin e parë (Video)

Kuvendit të Kosovës i ka dështuar vendimi i parë që pritej ta merrte pas zgjedhjes së organeve drejtuese të tij.

Deputetët sot nuk kanë arritur ta miratojnë përbërjen e komisioneve parlamentare pasi që propozimi i dhënë nuk mori votat e duhura.

Propozimin i cili ngjalli kritika nga partitë opozitare dhe një numër i deputetëve nga koalicioni qeveritar, e mbështetën 58 deputetë ndërsa 32 e kundërshtuan atë.

Për të kaluar përbërja e komisioneve parlamentare duheshin dy të tretat e votave të deputetëve. /kallxo.com/

[youtube height="400" width="650" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=QWUhGV5BQsw[/youtube]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat