Ushtria izraelite mund të sulmojë përsëri Gazën

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yalon paralajmëron se ushtria izraelite mund të sulmojë përsëri Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Radio e ushtrisë izraelite njoftoi se ministri Yalon u takua me zyrtarët ushtarak dhe se i paralajmëroi ata për domosdoshmërinë e gatishmërisë së vazhdueshme për sulmet dhe luftimet e reja në Rripin e Gazës. "Jemi duke ndjekur nga afër situatën në Gaza. Ushtria mund të detyrohet që në kapacitet të plotë të sulmojë Rripin e Gazës", ka thënë Yalon.

Izraeli prej vitesh mban Rripin e Gazës në bllokadë të plotë, ndërsa në sulmet  51-ditore të ushtrisë izraelite nga 7 qershori i këtij viti janë vrarë të paktën 2.150 njerëz, ndërsa mbi 11.000 të tjerë janë plagosur. Në Gazën e shkatërruar ende nuk ka filluar procesi i rindërtimit të mijëra objekteve të shkatërruara, ndërsa populli i kërcënuar këtë dimër do të presë në strehimoret dhe kampet jo të përshtatshme. Disa burime pohojnë se mund të ketë edhe protesta masive të popullit vendas.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat