Ministri i Qeverisë Mustafa nuk e njeh Kosovën

Kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanovic është duke e ndjekur “rrugën” e zëvendëskryeministri të Republikës së Kosovës, Branimir Stojanovic. Këta dy, nuk e ka ndërmend assesi ta njohin realitetin e shtetit të Kosovës.

Jabllanoviç gjatë prezantimit të tij në postin e ri të ministrit, vazhdimit i është referuar Kosovës me “Kosova Metohi”, transmeton Zëri.

Në pyetjen e gazetarëve se pse ai po e bënë një gjë të tillë, përgjigja e tij ishte e shkurtër: “Unë nuk jam i ftuar këtu të njoh ose jo Kosovën…”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, në ora 11:00 edhe zyrtarisht është bërë pranim dorëzimi i detyrës në mes Ministrit të deritanishëm për komunitete dhe kthim Dalibor Jevtic dhe Ministrit të ri të emëruar Aleksandar Jablanovic në hapsirat e kësaj ministrie. /Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat