Qindra besimtarë në pamundësi për të gjetur vend në xhaminë në lagjen Dardania në Prishtinë, janë detyruar ta falin sot namazin e xhumasë në rrugë.
Kryeqytetasit e besimit islam obligimet e tyre fetare në këtë lagje të Prishtinës i kryejnë në xhaminë e improvizuar në një ish-shitore të mobileve e cila as përafërsisht nuk i plotëson nevojat e tyre.
Në tetor të vitit 2012 është vënë gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë por deri më sot nuk është vendosur as edhe një “gur” tjetër! /Telegrafi/