Kryeprokuroria e Stambollit që po heton çështjen në kuadër të operacionit “strukturat paralele” me qendër në Stamboll, ka kërkuar të nxirret urdhër për arrestimin e të dyshuarit Fethullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeprokuroria e Stambollit që po heton çështjen në një shkresë të dërguar ndaj Gjykatës Penale më datën 18 dhjetor 2014 ka argumentuar se "Media e njohur në publik si lëvizja “Shërbimi”, në fushat e ekonomisë dhe burokracisë është vlerësuar si strukturë në kundërshtim me ligjin dhe rendin dhe udhëheqësi i kësaj organizate kriminale i dyshuari Fethullah Gulen pasi ka shkuar jashtë vendit në 1998, ai nuk është kthyer më në vend”.
Në letër kërkesën ku theksohet se Gulen jeton akoma në Amerikë shkruhet se: "Në kuadër të hetimeve janë mbledhur prova të mjaftueshme dhe fakte që kanë kryer krime dhe për arsye të një qëndrimi të gjatë jashtë vendit nuk është bërë i mundur kontaktimi me të". Në letër kërkesë shkruhet se për këtë arsye, sipas nenit 94 të Kodit të Procedurës penale është kërkuar urdhër arresti për të dyshuarin Gulen. Kërkesa do të shqyrtohet nga Gjykata Penale.