Paketa e re e ndihmës për regjimin sirian nga Rusia dhe Irani arrin në rreth 7 miliardë dollarë, sipas gazetës libaneze "Al-Akhbar", e afërt me Iranin dhe me grupin shiit proiranian, "Hizbullah".
Irani ka hapur një llogari të re financiare për Damaskun me vlerë 4,5 miliardë dollarë, për të mbështetur regjimin e Presidentit sirian, Beshar Esad.
Ndërkohë, Rusia ka dhënë në formën e grantit 1,5 miliardë dollarë, shtuar këtu 500 milionë dollarë karburant dhe 400 milionë dollarë miell.
Korrespondenti i të përditshmes libaneze, "Al-Akhbar", thotë se "aktualisht, regjimi sirian shpreson në mbërritjen e armëve ruse dhe joruse"./trt/