Mërgim Mavraj i dhuron një fanellë futbolli hoxhës Ahmed Kalaja (FOTO)

Futbollisti i klubit gjerman Këln dhe reprezentuesi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i ka bërë një dhuratë interesante hoxhës Ahmed Kalaja nga Tirana.

Në disa foto të publikuara në facebook nga hoxha, shihet derisa futbollisti ia dhuron hoxhës një fanellë të klubit Këln me numrin 99 dhe me mbishkrimin Kalaja. 

Hoxha e ka falënderuar futbollistin duke thënë dhe se është person i veçantë për të dhe se nuk e priste një dhuratë të tillë. Po ashtu, ai në humor kishte shkruar "Futbollisti me i ri i Këlnit".

Futbollisti Mavraj njihet si praktikues i fesë Islame. Ai edhe më parë ishte takuar me hoxhën Ahmed Kalaja, me ç ‘rast kishte thënë se është plotësim i ëndrrës takimi me këtë hoxhë./Shembulli/

 

Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat