Ushtria izraelite ka arrestuar 12 palestinezë gjatë bastisjes së mbrëmshme në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria Izraelite njoftoi se në Qalqilyai u arrestuan 12 palestinezë. Arrestimet në Bregun Perëndimor pasuan menjëherë pas sulmit të ndodhur në këtë zonë të enjten kur iu vu flaka një automjeti izraelit ndërsa shoferi mori plagë të rënda.
Forcat izraelite kryen një fushatë arrestimesh të palestinezëve në pjesë të Bregut Perëndimor nën pretekstin se personat në fjalë ishin në kërkim të autoriteteve izraelite. Sipas Ministrisë palestineze për çështjen e të burgosurve, në burgjet izraelite mbahen mbi 7000 palestinezë.