Sulmi me eksploziv do të shkaktonte konflikte ndërfetare!?

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se po të realizohej sulmi terrorist i serbit të arrestuar në Prishtinë me 12 kilogramë eksplozivë, Kosova - përveç dëmeve eventuale në njerëz dhe atyre materiale - do të dëmtohej edhe për nga imazhi i saj.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, në një intervistë të shkurtër në RTK ka thënë se Kosova do të paraqitej si një vend i cili nuk është në gjendje të ofrojë siguri. Ndërsa, në planin e brendshëm, “në Kosovë do të mund të hapej konflikti ndërfetar”.

Beogradasi i arrestuar me 12 kilogramë eksplozivë në Prishtinë, sipas organeve të sigurisë, kishte në plan të sulmonte Katedralen në Prishtinë, pikërisht gjatë festës së Krishtlindjes. /RTK/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat