Të hyrat zyrtare që ata i marrin në emër të pagës për punën që e bëjnë nuk e arsyetojnë pasurinë milionëshe që e kanë krijuar prej kohës kur ushtrojnë pozita të larta nëpër institucionet e Kosovës.
Shtëpitë e tyre luksoze, vilat në Brezovicë, e në disa raste në bregdet ata, politikanët kosovarë, i bëjnë si “sheikë” në një vend ku gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri.
Përveç shtëpive ata në oborret e tyre kanë vetura super luksoze, por edhe gjëra tjera të vlefshme. /zeri/