Familjarët e të zhdukurve protestojnë para Qeverisë

Edhe një vit pa më të dashurit të tyre, ata vazhdojnë të ndjejnë ankthin e nisur para 16 viteve. Ata thonë se nuk po bëhet sa duhet për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Kërkojnë nga institucionet vendore, madje edhe nga ndërkombëtarët të bëjnë presion tek Serbia lidhur me informacionet për të zhdukurit. Familjarët zotohen se nuk do të ndalen deri në ndriçimin e fatit të personit të fundit të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjeve të të Zhdukurve të Kosovës në bashkëpunim me shoqatat familjeve të të zhdukurve, kanë evidentuar disa pika aktuale të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme në vitin 2015.

Ata kërkojnë të sigurohet informacioni zyrtar sa më parë për të gjithë të zhdukurit e luftës së fundit në Kosovë. Kërkojnë që çështja etë pagjeturve të trajtohet në të gjitha nivelet e institucionet relevante në mënyrë serioze dhe me prioritet. Të shtohet kujdesi ndaj familjarëve të kësaj kategorie.

Kërkojnë të ndërmerren masa urgjente nga institucionet relevante për shpëtimin nga shkatërrimi i rrobave të njerëzve të cilat janë gjetur dhe i kanë lënë me porosi të institucioneve dhe shoqatave, rrobat e tyre, që siç thonë familjarët, po shkatërrohen në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.

Ata kërkojnë mos të lihet anash premtimi për qendrën memoriale qendrore e cila duhet të ngrihet në Prishtinë. Të përfshihet çështja e të zhdukurve në dialogun në Bruksel dhe të ngrihet sa më parë lapidari.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat