Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk e pranoi projekt rezolutën për formimi e shtetit të pavarur Palestinez

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara këtë mbrëmje nuk e pranon projekt rezolutën e cila kërkon që Izraeli deri më 2017 të tërhiqet nga territoret e pushtuara palestineze, si dhe formimin e një shteti të pavarur palestinez me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë votimit në Këshillin e Sigurimit, tetë shtete votuan pro, dy shtete votuan kundër, ndërsa pesë shtete abstenuan.

Përndryshe, pro draft rezolutës së lartpërmendur e votuan Franca, Jordania, Kili, Argjentina, Çadi, Luksemburgu, Kina dhe Rusia, ndërsa kundër votun Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Australia.

Abstenuan Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Nigeria, Korea e Jugut dhe Ruanda.

Për miratimin e projekt rezolutës nevoiteshin nënt vota pro.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat