Kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu, pas nënshkrimit që Presidenti palestinez Mahmud Abas i bëri kërkesës për anëtarësimin e Palestinës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC), tha se Hamasi dhe autoritetet palestineze duhet t'i frikësohen ICC-së, e jo Izraeli.
Presidenti palestinez Abas tha të mërkurën se do të aplikojnë për pranimin e Palestinës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC). Megjithatë, kryeministri Netanjahu tha se Izraeli do të mbrojë të drejtat e tij dhe se nuk do ti pranojë nismat e kohëve të fundit të palës palestineze.
"Ashtu siç nuk e pranuam kërkesën e Palestinës në Kombet e Bashkuara (OKB), ashtu nuk do ta pranojmë edhe këtë nismë, me të cilën Izraelit i dërgohet urdhër i ri. Ata që duhet t'i frikësohen ICC-së janë Hamasi, të cilët bëjnë krime lufte si ISIS-i dhe qeveria palestineze," tha kryeministri izraelit.
Abas nënshkroi të mërkurë kërkesën për anëtarësimin e Palestinës në 20 organizata ndërkombëtare, përfshi edhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC). Përndryshe, kjo hap rrugën për padi kundër Izraelit për krime të luftës për shkak të sulmeve të mëparshme mbi Rripin e Gazës./trt/