Sulmohet ndërtesa e revistës javore satirike Charlie Hebdo në Paris të Francës, ku paraprakisht kanë mbetur të vdekur 12 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanali televiziv francez Itele, njoftoi se në sulmin e armatosur të ndërmarrë nga tre persona në qendrën e Charlie Hebdo në Paris kanë humbur jetën të paktën 10 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë. Sipas raportimeve, tre persona me maska pasi kanë hyrë në qendrën e gazetës kanë qëlluar me armë të tipit kallashnikov.
Mësohet gjithashtu se Presidenti Hollande dhe Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve mbërritën në vendin e ngjarjes. Në informacionet paraprake mësohet se mes të plagosurve është një polic dhe personat e tjerë të plagosur janë këmbësorët që ndodheshin para ndërtesës.
Revista e karikaturave Charlie Hebdo dy vjet më parë kishte publikuar karikaturat e Profetit Muhamed ku dhe karikaturat në fjalë shkaktuan një reagim të madh në mbarë botën. Si shkak i reagimeve ndaj karikaturave Franca kishte mbyllur selitë diplomatike dhe institucione të tjera zyrtare në 20 vende.