Serbia po vazhdon të sfidojë Kosovën në çdo aspekt. Një prej sfidave kryesore del të jetë ministri Aleksandër Jabllanoviq, i cili shtetit i referohet si Kosova e Metohia.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, ofendoi rëndë protestuesit e djeshëm në Gjakovë, pasi i quajti egërsira!
“Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t'i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi” , ka thënë ai.
Përpos kësaj, Jabllanoviq, sa herë që po iu drejtohet medieve, Republikës së Kosovës i referohet si Kosovë e Metohi. Kjo deklaratë do të duhej të shihej si shkelje ligjore e kushtetuese dhe në këtë rast kërkohet ndërhyrja e qeverisë.
Vetëvendosje, që ka kundërshtuar hyrjen e listës serbe në kuvend dhe që ka përkrahur protestën në Gjakovë, thotë se veprimet e Jabllanoviqit janë një argument i qartë sesi Qeveria e Kosovës e ndan pushtetin me Serbinë.
Mosveprimi i Isa Mustafës në këtë rast, sipas Imer Mushkolajt, është argument i qartë se nuk duhet besuar në këtë Qeveri. /KTV/