Organizatat dhe drejtuesit e shoqërisë civile, të angazhuar në hulumtimin mbi krimet e urrejtjes në Britani të Madhe tërheqin vëmendjen se numri i sulmeve islamofobe po shënon një rritje të shpejtë ndaj muslimanëve në vend dhe veçanërisht ndaj grave, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Këshillit Musliman të Britanisë, Khalil Charles, duke theksuar se muslimanët të cilët jetojnë në Britani kanë filluar të ndjehen gjithnjë e më shumë të kërcënuar tha se: "Gratë muslimane janë duke përjetuar sulme verbale në rrugë. Kanë ndodhur disa ngjarje ku gratë muslimane janë frikësuar. Disa persona të cilët qëndrojnë jashtë xhamisë i ofendojnë dhe i përbuzin kur dalin nga xhamia".
Khalil Charles i cili i përgjigjet pyetjeve të reporterit të AA vuri në dukje se pas humbjes së jetës së ushtarit britanik, Lee Rigbz i cili u vra me thikë në maj të 2013, ka pasur rritje të krimeve të urrejtjes kundër muslimanëve në Britani të Madhe. Charles u shpreh se: "Sipas hulumtimit tonë të fundit, muslimanët që jetojnë në Britani të Madhe ndihen të kërcënuar dhe nën presion".
- "Muslimanët mund të jenë përherë kategori e ulët”
Charles, duke iu referuar studimit e kryer "Rinia muslimane" sipas rezultateve të muajit të fundit të publikuara për publikun, tha se një pjesë e rëndësishme e rinisë muslimane në Britani janë të dëshpëruar për të ardhmen. Në kuadër të studimit një nga të rinjtë muslimanë emri i të cilit nuk bëhet publik duke shpjeguar vështirësitë që hasin muslimanët në Britani ka tërhequr vëmendjen pë frikën e diskriminimit.
Në studim janë paraqitur këto fjalë të këtij personi: "Nëse në Britani do të përjetohen edhe disa ngjarje të dhunshme mund të krijohet një boshllëk i pazëvendësueshëm dhe i përhershëm mes komunitetit musliman dhe pjesës tjetër të komunitetit. Kjo nuk është e domosdoshme të krijohet si një trazirë civile, por në një mënyrë të ngadaltë duke u marrë me punët e njerëzve e cila mund të çojë në një diskriminim duke humbur kontaktin mes tyre. Në këtë mënyrë muslimanët mund të vendosen në një kategori të ulët dhe të përhershme".
Përsëri në kuadër të studimit janë përfshirë citimet një të riu tjetër musliman ku ai ka thënë: "Islamofobia, perceptimet anti-islam dhe ligjet represive (shtypëse) me objektiv muslimanët çdo ditë e më shumë janë duke u bërë më të përhapura. Unë kam frikë për të ardhmen e komunitetit musliman dhe marrëdhëniet tona ndër-komunitare".
- Sulmet verbale janë në rritje -
Drejtoresha e Organizatës për Zhvillim dhe Pjesëmarrja Muslimane (MEND) me qendër në Londër, Shenaz Bunglawala tha se sipas studimeve të kryera në kohët e fundit krimet kundër së muslimanëve në Britani kanë treguar një rritje të ndjeshme. Bunglawala e cila foli për gazetarin e AA tha se: "Në krimet e urrejtjes ndaj muslimanëve patjetër që ka një rritje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Britanisë mes periudhave prill 2013 - mars 2014 theksohet se ka pasur një rritje prej 45% në krimet e urrejtjes që kanë si objektiv besimet, dhe sipas të dhënave të marra nga 43 qendra të policive në 2 mijë e 723 krimet me bazë besimet 425 prej tyre janë kryer kundër muslimanëve".
Shenaz Bunglawala ka theksuar se këto 425 krime të urrejtjes ndaj muslimanëve nuk janë përfshirë të dhënat e qendrave të policisë së Londrës dhe Sussex ku numri i krimeve të urrejtjes kundër myslimanëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar mendohet se mund të jetë akoma edhe më i lartë. Sipas të dhënave të MEND mësohet se krimet e urrejtjes të ndërmarrë kundër grupeve fetare kanë si objektiv kryesor muslimanët në Britani. Sipas të dhënave të organizatës, në Britani edhe pse muslimanët përbëjnë 5% të popullsisë sulmet ndaj tyre kanë një raport prej 16% deri në 19 % të sulmeve në krimet e urrejtjes kundër të gjitha grupeve të besimit.
- Objektivi, gratë muslimane në rrugë -
Bunglawala ka theksuar se në krimet e urrejtjes gratë janë ndër objektivat kryesore. Bunglawala, tha se: "Gratë muslimane kanë qenë të ekspozuar ndaj një dhune në rritje veçanërisht pas fushatës për ndalimin burka (Perçes). Ne e shohim se gratë muslimane janë gjithnjë viktima të krimeve të urrejtjes".
Bunglawala, shprehet se: "Në një studim të kryer vitin e kaluar, disa gra muslimane të cilat mbajnë perçe na treguan se kanë qenë pre e sulmeve verbale nëpër rrugë dhe në transportet publike. Ku persona të cilët nuk i njohin i janë drejtuar atyre me shprehjet "Kuti poste", "hiqe atë nga koka", "këtu është Britani".
- "Gratë nuk kontaktojnë policinë"-
Shenaz Bunglawala, gjithashtu thekson se gratë të cilat kanë qenë pre e sulmeve verbale edhe pse i përjetojnë shpesh raste të tilla nuk kontaktojnë me policinë sepse e kanë shqetësim të kalojnë të gjithë ditën në stacionin e policisë. MEND njofton se në 2 vitet e fundit ajo ka një kontakt më të ngushtë me autoritetet në mënyrë që rastet e krimeve të urrejtjes islamofobike të regjistrohen më mirë dhe 10 qendra të policisë në vend në kohët e fundit për rastet e tilla përdorin përkufizimin "islamofobi". Në Britani jetojnë afërsisht 3 milionë myslimanë, ku ky numër në vitin 2030 pritet të rritet deri në 5.5 milionë./AA/