Refugjatët sirianë në Liban: Për tu mbrojtur nga të ftohtit e dimrit djegin rrobat dhe këpucët

Në Liban ka mijëra refugjatë sirianë të cilët, për shkak të luftës në vendin e tyre kanë gjetur strehim në këtë vend ku, në përgjithësi, jetojnë në kampe refugjatësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Sirianët që jetojnë në kampet e refugjatëve, me ardhjen e ditëve të ftohta të dimrit janë të ballafaquar me probleme të mëdha. Kështu, refugjatët sirianë të cilët janë vendosur në kampin e refugjatëve Meraj në lindje të Libanit, frikësohen se do të mund të të ngrijnë, sepse nuk kanë mjaftueshëm dru zjarri.

Shumica janë detyruar që të djegin gomat e makinave të vjetra, si dhe rroba dhe këpucë, që të ngrohen sado pak në ditën kur temperaturat shkojnë nën zero.

Refugjatët që jetojnë në tenda, përdorin furra për tu ngrohur dhe për të përgatitur ushqim për familjet e tyre. Muhammad Yusuf, një refugjat nga Homsi, për Anadolu Agency (AA) thekson se djegin goma të vjetra të makinave për ta ngrohur dhomën për familjen time. Megjithatë, thekson se çdo ditë jeton me frikën se fëmijët dhe gratë mund të ngrijnë, sidomos gjatë natës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat