Një bastore në Maqedoni ofendon muslimanët

Imami nga Tetova, Nuhi Ganiu në një ligjëratë të tij të ditës së premte, në namazin e Xhumasë, ka akuzuar dhe dënuar ashpër se si një bastore maqedonase ka përdhosur xhamitë dhe Qabën e Shenjtë të myslimanëve me logon e bastores së tij.

“Ky është një kalendar, e cila në faqen e parë është Kabba (Qabja), ketë kalendar nuk e ka nxjerrë Bashkësia Islame, apo ndonjë agjenci për haxhilerët. Me ketë kalendar ju urohet Viti i Ri, myslimaneve nga bastoret dhe kazinotë te cilat ne sot i kemi brenda ne Tetovë”, tha imami, njofton TetovaSot.

Sipas imamit, Nuhi Ganiu, bastorja maqedonase “Zlatna Kopaçka” ju uron Vitin e Ri, myslimaneve, femijëve të myslimanëve me këtë kalendar islam. Ku është Bashkësia Islame?, ku është kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ku janë qeveritarët, kryetarët e partive, si tolorohet që bastorja maqedonase të nënçmojë myslimanët, dhe të na llogaritë si ardhacak.

“Shiheni çfarë nënçmimi ju bëhet myslimanëve, në nuk jemi as arab, as turq, as shqiptar në Australi e as në Zvicër, as në Gjermani e as në Francë. Jemi në trojet tona kemi derdh gjak për këtë islam dhe për këtë vatan, dhe dikush neve të na llogaritë si ardhacak dhe të na ofendojë në ndjenjat fetare në këtë formë është turpi i madh. Ku është Bashkësia Islame ku është kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ku janë kryetarët e partive, ku janë qeveritarët që i kemi në. Si tolerohet të del një bastore maqedonase dhe të përdhosë xhamitë dhe Qaben me logon e bastores”, tha mes tjerash në ligjeratën e tij imami nga Tetova, Nuhi Ganiu./TetovaSot/ 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat