Dy foshnje palestineze kanë vdekur për shkak të motit të ftohtë në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë në këtë zonë ende vazhdojnë ortekët e dëborës dhe temperaturat e ulta.
Ministria Palestineze e Shëndetësisë njoftoi se në Khan Junis në jug të Gazës të premten për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga moti i ftohtë ndërroi jetë foshnja dy muajshe.
Burimi i njëjti konfirmon se sot në të njëjtin vend nga të ftohtit vdiq edhe një djalë një muajsh. Dhjetëra shtëpi në Gaza u përmbytën gjatë stuhisë që cila solli shira të mëdha dhe erëra.