Jabllanoviqi të kërkojë falje, ose të japë dorëheqje

Pas protestave në Gjakovë dhe presionit nga mediet dhe shoqëria civile, ministri për Kthim dhe Komunitete Aleksandar Jabllanoviq tashmë e ka marr një urdhër nga kryeministri Isa Mustafa: ose të kërkojë falje publikisht ose të jap dorëheqje.

Burime brenda kabinetit të kryeministrit e kanë konfirmuar për Tribuna se Mustafa i ka treguar Jabllanoviqit atë që duhet bërë.

“Jabllanoviqit i është thënë se ka dy opsione: ose të kërkoi falje publikisht për fyrjet që iu bëri nënave nga Gjakova, ose të jap dorëheqje. Javën që vjen pritet që ai ta zgjedh njërin nga dy opsionet”, ka treguar një burim brenda kabinetit të kryeministrit Mustafa.

Jabllanoviq i kishte quajtur “egërsira”, protestuesit nga Gjakova dhe nënat e familjarëve të të pagjeturve para pak dite. /GazetaTribuna/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat