Ndërtesës ku është redaksia e gazetës gjermane “Hamburger Morgenpost”, pas është sulmuar me gur, i është vënë flaka mbrëmë.
Sikurse shumë gazeta të tjera gjermane, edhe “Hamburger Morgenpost” kishte botuar karikaturat e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” pas sulmeve vdekjeprurëse të mërkurën në Paris, transmeton Koha.net.
Një zëdhënëse policore në Gjermani ka thënë se një mjet zjarrvënës është hedhur në ndërtesën e gazetës gjatë natës dhe shumë dokumente janë djegur.
“Dy të dyshuar janë arrestuar afër vendit të krimit për shkak se janë sjellë në mënyrë të çuditshme”, tha zëdhënësja.
Gazeta ka thënë në ueb-faqen e saj se në momentin e sulmit nuk ka pasur asnjë person brenda. Nëse ky sulm ka qenë i lidhur me sulmin ndaj “Charlie Hebdo”, ende nuk dihet, pasi janë duke u zhvilluar hetimet.