Kush është "Kral Millutini", që u vendos në mes të Kosovës

Gjysma e kabinetit të qeverisë së Serbisë, në krye me kryeministrit Aleksandër Vuçiq, zbarkuan në Kosovë, të cilët nuk u larguan pa e lënë edhe një shenjë, që tregon se ata ishin këtu, shkruan "Zëri".

Vuçiq përurojë bustin e Millutin Nemanjiq, i njohur si “Krali Millutin’, në mes të komunës së Graqanicës.

Por kush është Kral Millutini?

Kral Millutin, ka jetuar në mesjetë, i lindur rreth vitit 1253. Ka qenë mbret i Serbisë gjatë 1282 – 1321.

Historia e përshkruan si mbretin më të ashpër, që ka zgjeruar kufijtë e shtetit mesjetar serb kundrejt Bizantit.

Tregohet si një njeri shumë i pushtetëshm, i pamëshirshëm dhe i tmerrshëm, që ka ushtruar autoritet të dhunshëm edhe në Kosovë e Maqedoni. /Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat