Medvegjë, 17 janar - Pas disa seancave të njëpasnjëshme herë herë me tone të larta e kërcënime, më në fund për kryetar të Komunës së Medvegjës është zgjedhur Dragisa Nikolic nga grupi i qytetarëve "Gornja Jablanica" (“Jabllanica e Epërme”), i cili paska fituar 33 vota nga 35 këshilltarë sa ka aktualisht Kuvendi Komunal i Medvegjës.
Gjurmëve të këtij lajmi, në kërkim të CV-së dhe karrierës së kyretarit të ri të Medvegjës agjencia e lajmeve «Pesheva jonë» ka mësuar se kryetari i ri i kësaj komune në Luginën e Preshevës Dragisha Petrovic është një ish-anëtar i njësive policore dhe paramilitare të Millosheviqit i cili u bë i famshëm nga pjesëmarrja në luftën e fundit të Kosovës.
Presidenti i ri i komunës u zgjodh pothuajse unanimisht nën presion të lartë të forcave të sigurisë dhe të strukturave lokale. Me rastin e ngjarjeve dramatike në Medvegjë z. Haki Eminoviq, një përfaqësues i shquar shqiptar, aktivist i kësaj ane, i cili është i kërcënuar disa herë për shkak të publikimeve të tij, fillimisht tek avokati i popullit në Serbi e pastaj edhe në mediat serbe dhe shqiptare të disa dëshmive-raporteve mbi krimet, maltretimet dhe marrëdhëniet në mes të autoriteteve lokale dhe krimit të organizuar. Për shkak të këtyre raporteve, ai është i kërcënuar seriozisht dhe ka frikë për sigurinë dhe për familjen e tij, kanë shkruar edhe mediat serbe, transmeton “Presheva jonë”.
Sipas informacioneve zyrtare nga parlamenti lokal për një kryebashkiak të ri u zgjodh një sipërmarrës privat i Medvegjës, njëherit anëtar i komisionit nga grupi i qytetarëve “Gornja Jablanica” Dragisha Petroviq (63), i cili është i njohur nga ky lokalitet si rezervist në policinë e Millosheviqit dhe pjesëmarrës në luftën e fundit të Kosovës. Për zgjedhjet e kryetarit të ri në Medvegjë në një seancë maratonike të asamblesë lokale kanë qenë të pranishëm edhe disa përfaqësues të OSBE-së.