Publikimi i ballinës së revistës Charlie Hebdo me karikaturën e Profetit Muhamed është "veprim idiot që kërkon veprim ligjor", tha ish-ministri i Kulturës së Arabisë Saudite dhe kryetari i Organizatës për Kooperim Islamik, Iyad Madani.
"Po shqyrtojmë ligjet evropiane dhe franceze, si dhe procedurat ligjore, në mënyrë që të bëjmë akuzë kundër revistës”, tha Madani, transmeton Telegrafi.
Në llogarinë e tij personale në Twitter, Madani shtoi se këto karikatura kanë lënduar ndjenjat e myslimanëve në të gjithë botën.
"Liria e fjalës nuk duhet të bëhet fjalë e urrejtjes dhe nuk duhet të ofendojë të tjerët. Asnjë person i arsyeshëm, pavarësisht nga doktrina, fesë apo besimit, nuk do të pranojë që bindjet e tij të tallen”, tha ai.
إعادة نشر الصحيفة الفرنسية "تشارلي إيبدو" الصور المسيئة للرسول عليه الصلاة والسلام، حماقة وصلافة وجهل؛ ويستدعي مقاضاتها فرنسيا وأوروبيا.
— Iyad Amin Madani (@IyadMadani) January 16, 2015