Dorëhiqet gazetari amerikan që kritikoi Izraelin

Spikeri i CNN Jim Clancy është dorëhequr pas lëshimit të kritikave të ashpra kundër Izraelit.

Clancey është larguar nga kjo punë që e bënte prej 34 vitesh vetëm pse tha se “për sulmin mbi Charlie Hebdo fajtor jo pak është edhe shteti izraelit".

"Këto karikatura kurrsesi nuk përqeshin profetin. Ato përqeshin përpjekjet e masave që duan ti ndryshojnë fjalët e tij. Të jeni të kujdesshëm", shkroi Clancy në profilin e tij në Twitter.

Në një postim tjetër në Twitter, Clancy tha se për sulmin pjesërisht është përgjegjëse edhe propaganda izraelite.

Televizioni amerikan pak më vonë dha lajmërimin se Jim Clancy nuk është më në CNN dhe se falenderohet për kontributin e tij 30-vjeçar në punën si gazetar.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat